Secondary Adv

Unaza e Madhe - Banoret perseri ne proteste: Bllokojne qarkullimin e automjeteve

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, ku dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. 

 

Ata kanë bllokuar rrugën kryesore, çka ka sjellë pakënaqësi te drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk mund të kalojnë. Kjo është dita e tetë e protestës së banorëve që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre pa marrë dëmshpërblim. Banorët paralajmërojnë që protesta do të përshkallëzohet. Protestës dje iu bashkua edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai ka dalë në mbështetje të familjeve, duke deklaruar se shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht, ndërsa u bëri thirrje për rezistencë./Shqip


Më të lexuarat