Banoret e Unazes se re zhvendosin protesten perpara Bashkise: Kerkojne demshperblim
Protesta e banorëve të “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe janë zhvendosur në qendër të Tiranës.
Fillimisht ata protestuan para bashkisë dhe më pas bllokuan rrugën “Abdi Toptani”, pranë këtij institucioni. Banorët kanë thënë se nuk do të ndalen me protestën e tyre dhe se do të kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi si dhe do të kërkojnë takim në ambasadën amerikane. Po ashtu ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100% për banesat. Banorët kundërshtojnë prishjen e objekteve para legalizimit, në mënyrë që të përfitojnë dëmshpërblim. “Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, kanë paralajmaruar banorët, duke thënë se nuk do i ndalin protestat. Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës. Nga bilanci i ARRSH-së, del se në total janë 317 objekte për t’u shembur, nga të cilat janë 163 janë në proces legalizimi dhe do të jenë të skualifikuara, ndërsa 123 objekte janë me vërtetimi prone. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, u shpreh ai./Shqip