Aksi Kashar-Durres, 165 milione leke per sinjalistiken rrugore
Për kryerjen e punimeve në autostradën Tiranë - Durrës për vendosjen e sinjalistikës dhe elementet e sigurisë rrugore është dhënë një fond prej 160 milionë lekë nga buxheti i shtetit.
Punimet e nisura prej disa ditësh në këtë aks rrugor janë inspektuar nga Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar ditën e djeshme nga afër punimet për vendosjen e tabelave sinjalizuese në aksin Kashar – Durrës.
“Është një projekt që duhet të përfundohet brenda dy muajsh, është një investim prej 165 milion lek të reja dhe ka parasysh disa elementë që do ta rrisin ndjeshëm standardin e sinjalistikës dhe sigurisë në këtë rrugë.”- tha Haxhinasto. Sipas Haxhinastos këtë vit u arrit objektivi për të pasur 20 % aksidente rrugore më pak krahasuar me vitin 2013. Ndërkohë që nga zonat e konsideruara si pika të zeza për shkak të rrezikshmërisë rrugore në shkalle vendi, janë marrë masa dhe janë kryer punime në 50 % të tyre duke i nxjerrë nga lista e zezë. “Vetëm gjatë vitit 2014 ne i kemi tejkaluar objektivin tonë për uljen e 20% të aksidenteve dhe vdekshmërisë dhe do vazhdojmë me këto ritme edhe për vitin 2015.”- u shpreh ministri.
Qëllimi i ministrisë së Transportit është që brenda këtij viti të pajisë me sinjalistikën e duhur të qarkullimit rrugor akset kryesore të vendit. Ndërkohë që, ndërhyrje për zgjerimin dhe riparimin e rrugëve do të ketë në aksin Rrogozhinë – Kakavijë dhe Fushë Krujë – Shkodër.