Secondary Adv

Zhbllokohen akset nga debora, ja situata e rrugeve sot sipas qarqeve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) njofton se sot kemi përmirësime të situatës krahasuar me disa ditë më parë. Pothuaj të gjithë akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i zinxhireve edhe në oret e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë.



Situata në akset nacionale si më poshtë:


Tiranë
Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë


Durrës
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.


Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar duhet të kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për mjetet e rënda. Në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë është bërë spërkatje me kripë, qarkullimi është normal.


Duhen përdorur zinxhirët në segmentin Lunik –Steblevë. Qarkullimi bëhet më vështirësi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës. Në akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.


Berat
Në segmentin Bogovë – Kakrukë ka prani ngricash në orët e mëngjesit. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes në segmentin Bogovë-Kakrukë, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mëngjesit.


Vlorë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat.


Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.


Korçë
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë kryer gjatë orëve të natës si dhe gjatë orëve të para të mëngjesit, kriposjen e segmenteve apo pjesëve të vecanta të akseve rrugore ku ka patur prezencë akulli, për të evituar problematiken nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nën monitorim. Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të qarkullojnë me kujdes dhe të kenë edhe zinxhirë në segmente të veçanta, në oret e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.


Kukës
Janë spërkatur me kripë segmentet ku ka patur prani ngricash. Shume akse qarkullohen pa zinxhire. Në aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash.
Edhe në akset Bajram Curri – Qafe Morine, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Valbone ka ngrica në rrugë nga temperaturat e ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto aksin K.Domaj – Draj Reç, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimi në akset: Bajram Curri – Valbone, B.Curri – Kam dhe B.Curri – Q. Morinë rekomandohet të kryhet me zinxhirë.


Dibër
Vazhdon hedhja e kripës në segmentet ku ka prani ngricash për shkak të temperaturave të ulëta. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Peshkopi – Qafë Draj, Qafë Bualli-Krastë. Në aksin Skurraj – Burrel ka patur rënie gurësh në rrugë. Kontraktori ka marrë masa për pastrimin e rrugës në orët e natës dhe tani qarkullimi në këtë aks është normal. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Dragalicë -Steblevë, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Sllovë-Kalaja e Dodës, Qarkullimi kryhet me zinxhirë në aksin Qafë Bualli-Krastë. Kalimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë edhe në aksin U.Qytezes – Zerqan.


Shkodër
Për shkak të temperaturave të ulëta të natës, po bëhet trajtimi me kripë i akseve. Në Razem ka patur reshje të lehta bore rreth 5 cm. Janë marrë masat me pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithë akset. Të bëhet kujdes nga ngricat në oret e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat janë të uleta. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në segmentin Vrith – Razëm.


Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstraden Fier – Lushnje


Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar, por vazhdon trajtimi me kripe për shkak të temperaturave të ulëta. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.


Më të lexuarat