Secondary Adv

Kush perfiton nga kompensimi i pronave, lista me 8627 dosje


Që prej datës 5 janar, pranë zyrave qëndrore të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë dyndur një numër i lartë qytetarësh që kërkojnë të aplikojnë për kompensim financiar. Rihapja e procesit dhe vënia në dispozicion e një fondi në masën 300 milionë lekë, ka bërë që shumë qytetarë të përfitojnë për të plotësuar formularin, koha për të cilin është deri me datën 5 shkurt.


Drejtuesja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato shpjegon në një intervistë për televizionin SCAN se si do të vijojë procesi dhe se cilët pronarë kanë më shumë shanse për të përfituar nga ky fond. Publikimi në media i listave të dosjeve të pronave që janë në AKKP, në kuadër të transparencës, ka krijuar jo pak konfuzion, duke bërë që shumë qytetarë, edhe pse nuk kanë një vendim për kthim apo kompensim prone, t’i drejtohen zyrave të AKKP-së për të përfituar nga ky proces.


Kjo pritet të jetë hera e fundit që procesi për kthimin dhe kompensimin e pronës do të jetë i bazuar në këtë formulë. Pas pak muajsh pritet të publikohet formula e re, që mund të jetë një ndërthurje mes kompensimit fizik e atij financiar. Si rezultat i dixhitalizimit të të gjitha vendimeve për kthimin e kompensimin e pronave që nga viti 1993, AKKP ka zbardhur të gjitha veprimet për 8627 dosje pronarësh në Tiranë.


Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësuar, si dhe emrin e subjekteve që e pretendojnë atë pronë. Në dosje pasqyrohet gjithashtu sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar. Ndërkohë që pasqyrohen edhe të gjitha vendimet e Komisioneve dhe Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për secilin subjekt, bashkë me vendimet gjyqësore dhe problematikat e secilës dosje. “Gazeta Shqiptare” vijon sot me publikimin e veprimeve të kthimmarrjes kompensimit të pronave për 1 mijë dosjet e dyta në Qarkun e Tiranës, për të vijuar me listën e plotë me 8600 subjekte në kryeqytet.


Rregjistri
Zbardhja e vendimeve të kthim kompensimeve është bërë e mundur falë krijimit të regjistrit themeltar i vendimmarrjes në kthim dhe kompensim të pronave. Realizimi i regjistrit themeltar i vendim-kthimmarrjes u shoqërua nga skanimi dhe dixhitalizimi i plotë i të gjitha dosjeve të arkivës, duke realizuar kështu një databasë të integruar në të gjithë informacionin që ai mban. Në të janë regjistruar të gjitha dosjet e depozituara në arkivë dhe protokollet e tyre; Qarku -rrethi- bashkia- komuna që këto dosje përfaqësojnë; Subjekti i shpronësuar dhe kërkuesit e autorizuar prej tyre për aplikim përpara institucionit të kthimit dhe kompensimit të pronës; Sipërfaqet e pretenduara në rastin e dosjeve pa shqyrtim dhe sipërfaqet e kthyera dhe sipërfaqet e kompensuara në rastet e dosjeve me vendime; Llojin e pasurisë së pretenduar-njohur- kthyer dhe kompensuar.


Veprimet
Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësuar, si dhe emrin e subjekteve që e pretendojnë atë pronë. Në dosje pasqyrohet gjithashtu sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar.


Lista me Subjektet fituese nga fondi i  ALUIZNI-t
Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim. Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004. "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës". të ndryshuar, të pikës 11, të VK.M nr.256,  datë 13.04.2010 "Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave" dhe të pikës 9, paragrafi  b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë  private që preken nga ndërtimet informale", të ndryshuar pas miratimit të 18 (tetembëdhjetë), kërkesave të subjekteve, me objekt  kompensimin apo shpërblimin e  pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.


Urdhëroj: Publikimin e listës për 18 (tetëmbëdhjetë) kërkesa të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensim në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri.

Lista e subjekteve perfitues nga fondi i Aluiznit


Më të lexuarat