Secondary Adv

Unaza e Madhe- Gjiknuri: Pas VKM-se nis prishja, 180 banore shpronesohen

Unaza e Re është diskutuar në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku ministri Gjiknuri ka komentuar protestat e banorëve që kërkojnë shpronësim me vlerë tregu.

 

Gjiknuri tha se nuk do të ketë prishje të asnjë prej 242 banesave që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” të kryeqytetit pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet ndaj pronarëve.“Gjithçka është e stisur politikisht. Nuk ka filluar asnjë procedurë njoftimi qoftë për ata me dokumente dhe ata pa dokumente pronësie. Nuk ka një proces prishje pa dalë një proces për shpronësimin e tyre. Do dali VKM për 180 objekte. Së pari do dalë vendimi i këshillit të Ministrave dhe vetëm pas VKM do të fillojë procesi i shpronësimit dhe procesi i pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje”, tha Gjiknuri. Duke e cilësuar aksin nga “Pallati me Shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja” si aorta që i shërben të gjithë Shqipërisë, Gjiknuri kërkoi bashkëpunimin e banorëve me ARRSH për të zhbllokuar situatën. “Unaza e Tiranës është ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për “Unazën e Madhe” ka ekzistuar që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH”, deklaroi ministri. Ndërkohë, ai shtoi se banorët pa dokumentacion do të trajtohen me tre vjet qira./Shqip


Më të lexuarat