Secondary Adv

Raporti nga Banka Europiane e Investimeve: Pritet dyfishim i kredive per shtepi ne muajt ne vijim

Banka Europiane e Investimeve ka publikuar një raport për performancën e sektorit bankar në gjysmën e dytë të vitit në vendet e Europës qendrore dhe jug-lindore.

 

Raporti analizon në mënyrë të zgjeruar ecurinë e këtij sektori në vendin tonë, si dhe jep projeksione për të ardhmen, ndërkohë që përpilohet më formën e anketës. Aktualisht, kërkesa për kredi për shtëpi zë vetëm 20% të tregut, nën mesataren e vendeve të rajonit. Por ajo që bie në sy është projeksioni për 6 muajt e ardhshëm. Vetë aktorët e tregut presin që ky segment i kredisë të zërë 40% të tregut, ndërkohë që mesatarja e rajonit do të jetë në rreth 25%. Këto pritshmëri duket se lidhen ngushtë me ecurinë e tregut të ndërtimit në vend, në një bum të paprecedentë gjatë muajve të fundit. 

 

Bankat presin gjithashtu që kërkesa për kredi në valutë të huaj të bjerë nën 40%, nga rreth 60% që ka qenë gjatë 6 muajve të kaluara. Për kompanitë e mëdha nuk pritet një rritje e kërkesës për hua. “Bankat kanë raportuar një rritje të moderuar si të kërkesës për kredi ashtu edhe kushteve të ofertës. Normat e kredive jo-performuese kanë vazhduar që të bien, por vijojnë të mbeten ndër më të lartat në rajon”, thotë në terma të përgjithshme Banka Europiane e Investimeve, organi zyrtar huadhënës i Bashkimit Europian, ku aksionerë janë të gjitha vendet anëtare të unionit, sa i përket ecurisë së këtij sektori në vendin tonë./Scan


Më të lexuarat