Secondary Adv

Unaza e Madhe – ARRSH kryen vleresimin per 17 objekte, banoret vijojne protesten

Në “Unazën e Re” ka nisur vlerësimi i banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe”.

Në terren janë 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët kanë bërë matjet e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje. Sipas ARRSH, janë vlerësuar 17 objekte. Gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH.

Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH. Ndërkohë procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është tentuar të pengohet nga disa banorë që sipas ARRSH nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen. Kjo ka bërë që grupet e vlerësimit të shoqërohen me polici për shkak të situatës të tensionuar që vijon prej disa ditësh me banorët. Më herët policia bashkiake ka shkuar tek zona e Astirit për të hequr shtyllat e ndriçimit me urdhër të ARRSH-së por është penguar nga banorët.

Projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” prek rreth 317 banesa, një pjesë e konsiderueshme e tyre pa leje. Prej 23 ditësh banorët kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë më parë të shpronësohen edhe për banesat që janë në proces legalizimi. /SCAN


Më të lexuarat