Secondary Adv

Komisioni i Ekonomise voton buxhetin dhe paketen fiskale, te henen ne parlament

Diskutimet nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit në Komisionin e Ekonomisë janë shoqëruar me debate mes antarëve të mazhorancës. 

 

Kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe, gjatë seancës së zhvilluar paradite u shpreh se bashkë me disa deputetë të do kërkonte rritjen e kufirit të pagës së patatueshme nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Ndërkohë që ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka qënë i ashpër kundër këtij propozimi. Mbledhja e komisionit të Ekonomisë ka vijuar punën gjatë pasdites, kur kryetari Erjon Braçe ia ka lënë drejtimin e mbledhjes sekretarit të Komisionit Ekonomisë, Anastas Angjeli. Erjon Braçe, i cili gjatë pasdites u bë pjesë e mbledhjes së Komisionit Ekonomisë në mes të punimeve ka votuar kundër për disa prej neneve të paketës fiskale. Ndërsa propozimi i tij për rritjen e kufirit të pagës së patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj nuk u disktua më në mbledhje. Komisioni i Ekonomisë ka votuar në tërësi buxhetin dhe paketën fiskale, teksa të hënën bëhet shqyrtimi në parlament. Ndërkohë që para komisionit ka folur sot edhe gjyqtarja Vitore Tusha, për më shumë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat