Secondary Adv

Investime nga fondet e brendshme: Ne 8 muaj 3.1 km autostrade dhe 3.6 km rruge

Ministria e Infrastrukturës raportoi se në janar-gusht ndërtoi 6 km rrugë me fonde të brendshme nga të cilat 3,1 kilometra të kategorisë A, ndërsa 3 km të kategorive B dhe C. 

 

Ndërtimi i tre kilometrave autostrade ka kushtuar rreth 2.5 miliardë lekë ose rreth 20 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 700 milionë lekësh është investuar në rreth 3 kilometra rrugë të kategorive B dhe C.

 

Ndërtim rruge tip A2 me katër korsi (2×2):

Në këtë kategori përfshihen rrugë me katër korsi dhe gjerësi 20-25 m. Ministria e infrastrukturës raportoi se ka ndërtuar 280 metra (0,28 KM) autostradë gjatë 8-mujorit 2018 të cilat kanë kushtuar 443,7 milionë lekë (3,4 milione euro). Burimet zyrtare raportuan se plani në këtë kategori rruge deri në fund të 8 mujorit është realizuar 50 për qind pasi ishin planifikuar për tu ndërtuar 520 metra rrugë (0.52 KM) me një fond të planifikuar prej rreth 1 miliardë lekësh.

-Ndërtim By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë “ nga Loti 8 deri në Lotin 11,

-Ndërtim rruga Kukës-Morine Loti2 (dy viadukte) dublimi

-Ndërtim rruga Kukës-Morinë Loti1, (V.Arti të mëdha) dublimi”.

-Ndërtim rruga Kukës-Morine Loti2 (dy viadukte) dublimi (shtese punimesh)

-Plotësim, rakordim, masa mbrojtëse dhe siguri rrugore ne viaduktet e aksit Kukës-Morinë.

-Vendosja e mbikalimeve ne aksin rrugor Thumane – Milot dhe Kukës – Morinë. 

 

Ndërtim rruge tip A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim:

Realizimi i shpenzimeve të këtij grup produktit është 2,168,762,000 lekÑ‘ (22.8% ndaj planit vjetor Grupi i produktit “Ndërtim Rruge” ) ose 57.5 % ndaj planifikimit për këtë tip rruge) dhe nÑ‘ sasi janë realizuar 2.69 km ose 75.6 % të planit për këtë tip rruge.

NÑ‘ kÑ‘tÑ‘ produkt janë përfshirë kryesisht tip rruge me katër korsi dhe gjerësi qÑ‘ varion nga 24-25 m, me disa objekte të rëndësishëm që janë në proces si:

– Ndërtim Unaza e Re e Tiranës, segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës.

– Ndërtim rruga Unaza e re Tiranës (segmenti Komuna e Parisit – rruga e re Tiranë – Elbasan).

– Rikonstruksion segmenti rrugor Kodër-Kamëz Tapizë+ shtesë punimesh

– Ndërtim Unaza e Re e Tiranës, segmenti Komuna e Parisit – Shk Teknologjike pjesa e mbetur km 0.00-0.640.

– Plotësimi dhe përfundimi i objektit – Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës , Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike,pjesa e mbetur km 0.00-km0.640+ shtesë punimesh.

– Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë.

– Ndërtim i unazës së Jashtme Tiranë pjesa verilindore (seg Kth Saukut-Bregu i lumit) Loti 1+ shetsë punimesh, Loti 2, Loti 3+ shtesë punimesh.

– Ndërtim rruga By Pass Perëndimor Shkodër, Loti 1 + shtesë punimesh, Loti 2.  

 

Nga tÑ‘ dhënat “Raporti i realizimit tÑ‘ produkteve dhe i shpenzimeve faktike tÑ‘ programit sipas produkteve” rezulton se:

Grupi i produktit “Ndërtim Rruge” me fonde të brendshme i shprehur nÑ‘ sasi (km) për 8 mujorin e vitit 2018 Ñ‘shtÑ‘ realizuar ndaj planit vjetor përkatësisht 38.1 % (ose 6.77 km) dhe i shpenzimeve faktike për këtë produkt 33.8 % ose 3,210,334,000 lekë. Produktet e shprehur në terma sasiorë (km) sipas tipeve tÑ‘ ndÑ‘rtimit tÑ‘ rrugÑ‘ve (tip A2 me katÑ‘r korsi, A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim, B1’ me dy korsi, C2 dhe me dy korsi), janÑ‘ planifikuar për 8 mujorin e vitit 2018./Monitor 


Më të lexuarat