
Patentat e reja do te mund ti terhiqni menjehere pas aplikimit
Personat që do të pajisen me leje drejtimi për herë të parë apo ata që duan të rinovojnë patentën, nuk do të presin më 2 javë për të marrë kartonin, por do të kenë mundësinë ta tërheqin atë në kohë reale, menjëherë pas aplikimit.
Drejtori i Përgjithshëme i Shërbimit dhe Transportit Rrugor ka vënë në përdorim programin elektronik të plotësimit të formularit të aplikimit për patentë. Drejtori Ylli Spahiu, shpjegon për TV SCAN se kjo mënyrë e re shkurton ndjeshëm kohën e kryerjes së procedurave për marrjen e patentës.
Deri në fund të muajit, ky shërbim i ri do të jetë në funksion në të gjithë vendin për t’iu ardhur në ndihmë shtetasve që kualifikohen për të marrë lejen e drejtimit. Po kështu thuhet se ndryshimet e në Kodin Rrugor, nuk do te do të sjellin ndryshime ne kohëzgjatjen e përgatitjes se drejtuesve të ardhshem në autoshkolla. Kodi i ri Rrugor merr fuqi ligjore ne daten 15 janar. Në të janë marrë parasysh edhe elementet e kufizimit të moshes apo edhe kufizimet fizike, sëmundje dhe pamundesi.
Ndërkohe në ndryshimet e bëra kandidati për drejtues mjeti mund të regjistrohet dhe të kryejë kursin e teorisë e të praktikes në cdo drejtori rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pavarësisht nga regjistrimi në gjendjen civile. Personat me aftësi të kufizuara mund të marrin lejedrejtimi të vecantë të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B, C1, C edhe nëse drejtojnë mjete që terheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg. Për vitin 2014, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka lëshuar 97.500 leje drejtimi, një shifër kjo në rritje nëkrahasim me vitin 2013, ku numri i patentave të dhëna ka qenë 84.500 copë.
Si funksionon leja e drejtimit me pikë
Cdo qytetari që sapo fillon të drejtën për leje drejtimi, i jepen një total prej 20 pikesh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, ose të rriten, maksimumi, deri në 30 pikë.
Ulja e pikëve:
Në rast të shkeljeve të normave të sjelljes pëson zbritje të pikëve në bazë të tabelës së pikëve të përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve në regjistrin kombëtar të drejtuesve të mjeteve (pranë DPSHTRR) bëhet vetëm në rastet kur është e formës së prere si vendim. Organi i cili heq pikët në lejen e drejtimit (Policia rrugore) duhet të ketë njoftuar qytetarin dhe të jenë mbyllur të gjitha fazat e akimimit të qytetarit dhe të jetë marrë një vendim i formës së prerë.
Ulja e pikëve pasqyrohet në regjistrin kombëtar në rrugë telematike (në mënyrë elektronike, pra duhet regjistri elektronik). Nuk mund të hiqen më shumë se 15 pikë njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm në momentin kur nuk është marre vendim për pezullimin e lejes së drejtimit.
Në rastet kur drejtuesi i mjetit humbet të paktën 3 here (data e shkeljes merret si referencë) brenda një viti ku ka si penalitet më shumë se 5 pikë në çdo shkelje, atëherë ky drejtues mjeti duhet ti nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve që kanë 0 pikë në lejen e tyre.
Shtimi i pikëve:
Shtimi i pikëve bëhet nga DPSHTRR në dy raste:
-Drejtuesi i mjetit nuk ka bërë një shkelje të normave të sjelljes të cilat çojnë në heqjen e pikëve për një periudhe dy vjeçare. Në rast drejtuesi i mjetit në regjistrin e kombëtar ka 20 ose më shumë pikë përfiton 2 pike shtese dhe nuk mund të kaloje nivelin e 30 pikëve në total. Në rast se drejtuesi i mjetit në regjistrin e kombëtar ka me pak se 20 pikë por më shumë se 0 atëherë numri i pikëve i bëhet 20 në mënyrë automatike.
-Në rastet kur drejtuesi i mjetit i nënshtrohet një testimi për arsyeje se ka 0 pike ose për shtese kategorie dhe ka me pak se 20 pike atëherë numri i pikëve të tij në regjistrin kombëtar bëhet 20 pikë automatikisht. Testimi për rifitimin e pikëve të humbura organizohet nga DPSHTRR dhe pa pasur nevojën për autoshkollë.
Më të lexuarat








