Secondary Adv

Buxheti ne Kuvend: Komisioni i Ekonomise do propozoje tatim zero per pagat deri ne 40 mije leke

Projekt buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2019 janë parashikuar të kalojnë për miratim në seancën plenare më datën 3 Dhjetor. 

 

Por ndryshe nga herët e tjera kur mazhoranca e ka miratuar në mënyrë unanime dhe ka qenë opozita ajo që ka shfaqur kundërshti dhe pretendime, kësaj radhe “konflikti” ka qenë midis llojit. Përplasja midis kryetarit të Komisionit të Ekonomisë së Financave, Erion Braçe dhe Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, lidhur me rritjen e pragut të pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është aktualisht, do të zhvendoset ditën e Hënë në sallën e Parlamentit.

 

Megjithëse Komisioni i Ekonomisë rrëzoi kërkesën për mbrojtjen e pagave të ulëta duke mos aplikuar tatim deri në pragun 40 mijë lekë, Kryetari Erion Braçe është shprehur se nuk do të tërhiqet nga kjo iniciativë dhe se do ta ribëjë propozimin e tij në seancë, duke argumentuar se pagat e ulta janë të ardhurat e vetme të familjeve punëtore dhe se në çdo vend të Europës mbrohen nga tatimi. 

 

Ndërsa rendit si arsye tjetër edhe diferencën e krijuar midis të ardhurave të ulëta nga puna dhe të ardhurave të larta të menaxherëve apo të ardhurave nga kapitali. Kërkesa e Komisionit për tatim zero për pagat 40 mijë lekë, përkthehet 1300 lekë shtesë në muaj për çdo individ të punësuar, apo 15.600 lekë më shumë në pagë në vit. Aktualisht pagat deri në 30 mijë lekë e kanë zero tatimin, ndërsa mbi këtë nivel deri në 130 mijë lekë taksohen me 13 për qind. Në fashën e punonjësve që paguhen 30-40 mijë lekë janë rreth 70 mijë individë në vend./Scan


Më të lexuarat