Secondary Adv

Mbyllja e guroreve te Krujes, Ekspertet: Kostot jane te larta, nuk jane zbatuar lejet mjedisore

Nga 1 janari i vitit 2019 pritet të nisë mbyllja e guroreve në malin e Krujës, kjo bazuar në vendimin e qeverisë për shpalljen e Zonës Krastë –Verjon  peizazh i mbrojtur natyror. 

 

Ky vendim, sipas ekspertëve të mjedisit, është i vonuar pasi dëmet në këtë zonë, si pasojë e aktiviteteve të guroreve, janë të konsiderueshme dhe  kërkon shumë kohë  për rikuperimin e saj.  Pasojat në këtë zonë vijnë kryesisht nga mosrespektimi i lejeve mjedisore dhe vlerësohen si shkatërrimtare për mjedisin.

 

287 leje mjedisore dhe minerare rezultojnë të jenë dhënë gjithsej në mbarë vendin ku sipas ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në asnjë prej tyre nuk është zbatuar vlerësimi i ndikimit në mjedis duke sjellë kosto deri në rehabilitimin e plot të tyre.  Nertila Doko/SCAN


Më të lexuarat