Secondary Adv

Kontrollet e Hetimit Tatimor, gjoba dhe bllokime per bizneset

Drejtoria e Hetimit Tatimor njofton se po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave. 

 

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, gjatë periudhës 1- 26 nëntor, janë kontrolluar 2,928 subjekte, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1,499 prej tyre me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë lekë.  Ku më kryesoret renditen si më poshtë: 

 

✅19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë). 

 

✅73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së. 

 

✅508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë). 

 

✅69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

 

  ✅307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor. 

 

✅193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”. 

 

Administrata Tatimore pohon se ka si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe edukimin e tatimpaguesve për të rritur vetëdeklarimet, si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.


Më të lexuarat