
Shqiperia renditet e 77-a ne bote per femrat drejtuese
Vetëm 5 % e korporatave kanë në krye të tyre si drejtuese femrat. Sa më e madhe kompania, aq më e pakët është mundësia që në krye të jetë një grua. Shqipëria gjendet e 77-ta në listën e 108 vendeve të anketuara nga Organizata Ndërkombëtarë për Punonjësit ILO, për përfaqësimin e femrave në drejtim, me rreth 22.5 % të grave në postet menaxheriale.
Gjithashtu bëhen të ditura shifrat e vendeve si Serbia, e renditur në vendin e 60-të, me 29.1%, Kroacia e 66-ta, me 27,6 %, e ndjekur nga Mali i Zi , me 27.3%. greqia mban vendin e 71 në rankimin botëror, me 25.8 %, e ndjekur nga Italia fqinje, me 25,1 %.
Raporti
Ndërkohë që gratë nuk arrijnë të kenë përfaqësine e duhur në postet menaxheriale, numri i tyre në poste të mesme është rritur shumë këto 20 vitet e fundit.
Këtë përfundim e ka nxjerrë studimi më i fundit i Organizatës Ndërkombëtarë për Punonjësit (ILO). Duke iu referuar Grave në Biznes dhe Menaxhim, në 80 nga 180 shtete ku është zhvilluar studimi, të dhënat tregojnë se përqindja e grave në postet menaxheriale është rritur gjatë këtyre viteve të fundit.
“ Kërkimi ynë tregon se rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës ka qenë ndër motorrët kryesorë të rritjes së konkurueshmërisë globale”, tha Deborah Francë Massin, kreu i këtij raporti pranë ILO.
“Rritja e numrit të studimeve që tregon lidhjen pozitive mes pjesëmarrjes së grave në poste të larta në punë, i bën ekipet dhe strukturat e biznesit të performojnë mirë. Por, ende na pret një rrugë e gjatë përpara se të arrijmë barazi të vërtetë gjinore në vendin e punës, sidomos kur flasim për pozicionet e larta menaxheriale”- deklaron më tej Massin.
Më tepër gra në kompani
Prania më e madhe e burrave në kompani është qartësisht më e madhe, por numër ky që po bie, duke qenë se gratë po arrijnë 20 % e më tepër e pozicioneve të ndryshme brenda në kompani, në të gjithë këto shtete. Anketa botërore e zhvilluar tregoi se Norvegjia ka rritjen më të lartë me rreth 13.3 % me gra të punësuara në poste të mira, e ndjekur pastaj nga Turqia me rreth 11.1 %.
Është kritike, tregon France-Massin se si raporti i një “muri qelqi” ekziston ende, duke arritur të frustrojë një grua tek disa llojë postesh si komunikimi, burimet njerëzore dhe më pak tek krerët administrativë.
Sot një grua menaxhon rreth 30% të të gjithë bizneseve, por pjesa më e madhe e tyre gjendet në bizneset e vogla dhe të mesme. Rritja e numrit të grave në postet e menaxhimit nuk është vetëm kritike për barazinë gjinore, por edhe për zhvillimin e shtetit, nënvizon ky raport.
Raporti tregon statistika në aferën e menaxhimit të grave në shumë shtete, tek të gjitha hallkat e zhvillimit. Ai gjithashtu përmban të dhëna në diferencat gjinore dhe në edukimin e tyre.
Gjithashtu identifikohen momentet kryesore që kanë ccuar në avancimin e grave në postet e larta menaxheriale dhe listën e iniciativave të ndryshme në të gjithë botën.
Autorët nënvizojnë se gratë dhe vajzat përbëjnë me tepër se sa gjysmën e studentëve në universitete. Ata shtojnë në fund se Organizatat e Punësimit mund të luajnë një rol madhor në rritjen e sensibilizimit për rastet ku një grua duhet të jetë në postet menaxheriale.
Shifrat e raportit
Xhamajka kryeson në listë me numrin më të madh prej 59.3% të grave menaxhere, ndërsa Jemeni më i ulëti, me 2.1 %. SHBA është i 15-ti në numër në listën e 108 shteteve me 42.7 % të grave në rolet menaxheriale, Britania e 41-ta me 34.2% dhe Rusia e 25-ta me 39.1%.
Në Afrikë, Gana 39% . Në Azi kryeson Filipinet me 47,6%, e renditur e 4-tra në listë.
Vendin e dytë në listë e mban Kolumbia, me 53.1 %./Monitor
Per me shume lexoni raportin e plote https://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---dgreports/---dcomm/---publ/documents/publication/wcms_316450.pdf
Më të lexuarat









