Secondary Adv

Kompensimi i energjise elektrike, 6480 leke per familje

 

Zbardhet vendimi i qeverisë për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kilovat/orë në muaj. Shuma që secili prej këtyre kategorive që do të marrë si shtesë automatike në pagesën e familjes së vet është 6480 lekë në muaj.


Qeveria miratoi diten e djeshme vendimin për kompensimin e kategorive që përfitojnë nga rritja e çmimit të energjisë. Pas mbledhjes, ministri i Mirëqenies Sociale Veliaj deklaroi se Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 648 lekë/muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike.


Ministri Veliaj tha se janë 203.928 familje në nevojë, që do të marrin shtesë të drejtpërdrejtë të përmuajshme, të pensionit, pagesës për aftësinë e kufizuar apo ndihmës ekonomike.


“Shuma që secili prej këtyre idividëve do të marrë si shtesë automatike në pagesën e familjes së vet është 6480 lekë në muaj. Të gjthë ato familje që do të kursejnë energji dhe shpenzojnë më pak këto para nuk kthehen mbrapsht. E gjithë ajo shumë mund të konsiderohet një rritje direkte për pagesën apo pensionin”. Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se krahas pensionistëve kryefamiljarë, në total do të përfitojnë 200 mijë kryefamiljarë.

Kategorite që përfitojnë:
Veliaj tha se, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike dhe se kategoritë që përfitojnë janë:


1. Kompensimin e diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 Kwh në muaj, për:

a) Familje me ndihmë ekonomike, 88.094. Familjet, që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”,  të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
b) Kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti, 80.000. kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
c) Familje që kanë në përbërje, PAK 7000. Kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
ç) Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj, 9000. Familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 (tridhjetë e pesë  mijë) lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar;
d)  Të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016.
dh)  Para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818.


2. Kompensimi, për familjet që do të kompensohen, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet vetëm për 1 (një) kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.


3. Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh,  sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Në këtë rast, institucioni përkatës zbaton dispozitat ligjore në fuqi.


4. Përfituesi i kompensimit, në zbatim të pikës 3, të këtij vendimi, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet, përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike.


5.  Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 648 (gjashtëqind e dyzet e tetë) lekë në muaj dhe efekti financiar të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për ndihmën ekonomike.


6. Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.


7. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2015.


Më të lexuarat