Nisin reshjet e debores ne disa qarqe - ARRSH: Ja akset ku duhen perdorur zinxhire
Reshjet e borës kanë rënë nga Kukësi në Korçë, po sipas ARRSH akset kombëtare janë nën kontroll, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm.
Njoftimi i ARRSH:
Situata e qarkullimit në akset kombëtare është nën kontroll, nuk ka pasur bllokim rruge në asnjë moment, gjendja paraqitet si më poshtë:
Në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete të shumta. Qarkullimi kryhet pa probleme. Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm, ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë. Po punohet pa ndërprerje edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm. Kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.
Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.
Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar. Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.
Në të gjithë qarkun Korçë ka pasur reshje bore, si dhe Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës./Scan