
Bashkia e Tiranes percakton 83 veprime te ndaluara. Deri ne 20 mije leke gjobe per shkeljet
Bashkia e Tiranës ka përcaktuar një sërë veprimesh që konsiderohen si shkelje administrative, për të cilat parashikohen gjoba deri në 20 mijë lekë.
Shkeljet konsiderohen nga zënia në kundërshtim me rregullat të hapësirës publike, si psh ambulantët; Kundërvajtjet administrative në fushën sigurisë, psh zënia e trotuarëve, braktisja e automjeteve në rrugë; Kundërvajtjet administrative në fushën e qetësisë publike dhe normave detyruese të bashkëjetesës, psh zhurmat, djegia e mbeturinave; Kundërvajtjet administrative kundër moralit publik, psh dalja zhveshur, të bërtiturit, dehja në mjedise të hapura; Kundërvajtjet administrative në fushën e mjedisit, si djegia e mbeturinave;
Kundërvajtjet administrative në fushën e infrastrukturës publike, psh ndërhyrjet në rrugë; Kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike. Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje (shiko nenet më poshtë). Në mbledhjen e ardhshme Bashkia Tiranë pritet të miratojë vendimin për Kontrollin e Territorit dhe përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në Bashkinë e Tiranës. Sanksionet e parashikuara konsistojnë në paralajmërime dhe gjoba që variojnë nga 1000 lekë deri në 20 mijë lekë (shiko në fund gjobat sipas llojit të shkeljes).
GJOBAT
Masat e sanksionimit me gjobë për kundërvajtjet administrative të parashikuara në këtë vendim:
Për kundërvajtjet në fushën sigurisë dhe rregullave të hapësirës publike të parashikuara në nenin 7 dhe nenin 8, Policia Bashkiake vendosë gjobë nga 1 000 ( një mijë) deri në 20 000 (njëzetmijë) lekë.
Për kundërvajtjet të parashikuara në nenin 9, Policia Bashkiake vendosë gjobë nga 1000 (një mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
Për kundërvajtjet të parashikuara në nenin 10, Policia Bashkiake vendosë gjobë nga 2 000 (dy mijë) deri në 10 000 (dhjetëmijë) lekë.
Për kundërvajtjet administrative në fushën e mjedisit, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, do të vendosë gjobë:
Në masën 5 000 (pesëmijë) lekë, për konstatimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 11 dhe për çdo rast të përsëritur kjo masë do të dyfishohet deri në vlerën maksimale prej 20 000 (njëzetmijë) lekë;
Në masën 20 000 (njëzetë mijë) lekë, për konstatim të shkeljeve të parashikuara në pikën 2 të nenit 11;
Në masën 20 000 (njëzetë mijë) lekë, për konstatim të shkeljeve të parashikuara në pikën 3 të nenit 11.
Për kundërvajtjet administrative në fushën e infrastrukturës publike, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit vendosë gjobë:
Në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për konstatimet e parashikuara në pikën 1 të nenit 12;
Në masën 20 000 (njëzetë mijë) lekë, për konstatimet e parashikuara në pikat 2, 3 dhe 4 të nenit 12;
Për kundërvajtje administrative nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës, do të vendosë gjobë:
Në masën 1 000 (njëmijë) lekë, për konstatimet e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 13, masë e cila dyfishohet në rast të përsëritjes së shkeljes brenda një periudhe 3 (tre) mujore nga pronari/kujdestari i kafshëve/shpendëve;
Në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, për konstatimet e parashikuara në shkronjën “b” të pikës 1 të nenit 13, masë e cila do të jetë e dyfishuar në rast të përsëritjes së shkeljes nga pronari/kujdestari i kafshëve/shpendëve;
Pavarësisht parashikimeve të pikës 4 dhe 5 të këtij neni, kur Policia Bashkiake konstaton në kryerje e sipër kundërvajtjen në fushën e infrastrukturës publike, vendos menjëherë dënimin me gjobë sipas parashikimeve të kësaj pike dhe në çdo rast njofton Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit për përllogaritjen e dëmit dhe shpërblimin e tij nga kundërvajtësi. Në këtë rast Policia Bashkiake vendos në dispozicion të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit një kopje të procesverbalit të gjobës./Monitor
Më të lexuarat









