Bashkia Kamez miraton buxhetin 2019 - Mziu: Investojme ne infrastrukture
Bashkia e Kamzës ka miratuar me vota unanime buxhetin për vitin 2019, teksa Kryetari i Bashkisë është shprehur se do të investohet kryesisht në infrastrukturë.
Sipas krybashkiakut, Xhelal Mziu, me 2 584 412 000 lekë ky është edhe buxheti më i madh në vite, ku investimet në infrastrukturë janë edhe prioriteti kryesor. Ndërkohë, shtoi më tej se shuma e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm kap shifrën e 1 miliardë e 923 milionë lekëve të reja. “Shuma e të ardhurave të planifikuara për këtë vit kap shifrën e 1 miliard e 923 milionë lekë të reja, çfarë do të thotë që kemi një buxhet, i cili në raport me totalin peshën më të madhe specifike e zënë të ardhurat e Bashkisë, që përbëjnë 68% të buxhetit të Bashkisë.
Ajo çfarë është e rëndësishme, është që për vitin 2019, të ardhurat që janë planifikuar, krahasuar me këtë vit që jemi, janë më shumë sesa dy herë, por kjo nuk do të thotë se kjo rritje vjen për shkak të të ardhurave që ne do të krijojmë rishtas, vjen edhe për shkak të debisë së trashëguar kryesisht me legalizimet”, tha Mziu. Dhjetëra projekte do të financohen me këtë buxheti sipas Mziut, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve të reja, ndërhyrjet në kanalizime si dhe objekte të tjera, siç janë tregu i fruta-perimeve, agroushqimor si dhe ai i veshmbathjeve./SCAN