Secondary Adv

Perfundon rikonstruksioni i aksit Cerrik-Ure Vajgurore: Shkurton 2 ore udhetimin drejt Tiranes

Kryeministri Edi Rama uroi sot “mirëmëngjesi” me pamje nga rruga e transformuar Cërrik-Urë Vajgurore, e cila sipas tij do të sjellë zhvillimin e turizmit të zonës. 

 

Sipas Ramës, kjo rrugë ka sjellë një zhvillim fantastik të turizmit në zonë. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të rrugës së re Cërrik-Urë Vajgurore që ka sjellë një zhvillim fantastik të turizmit në zonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Rruga u shtrua me asfalt, janë vendosur barrierat mbrojtëse, po ashtu është pajisur me sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Rikonstruksioni i këtij aksi nga një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 892 milionë lekë dhe i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, shkurton në 2 orë kohën e udhëtimit drejt Tiranës./Shqip  


Më të lexuarat