Secondary Adv

QKB permireson sherbimin: Sistem i ri per depozitimin online te pasqyrave financiare

QKB ka realizuar projektin për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit elektronik për depozitimin e pasqyrave financiare dhe publikimin e informacionit nga bizneset. 

 

Projekti do të nisë zbatimin nga viti i ardhshëm financiar dhe synon të sjellë përmirësime në disa aspekte. Së pari rritjen e mëtejshme të transparencës për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të njësive ekonomike të regjistruara në regjistrin tregtar. Së dyti përpunimin dhe gjenerimin e raporteve për të dhënat e pasqyrave fianciare. Së treti implementimin e formatit të ri (sistem) për dorëzimin e pasqyrave financiare në QKB, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albanian. Së katërti formën e komunikimit elektronik që do të jetë në formatin (XML). Së pesti përcaktimin qartësisht të dokumenteve që duhet të hartohen nga njësitë ekonomike, në varësi të klasifikimit të tyre, gjatë procesit të raportimit financiar. 

 

Së gjashti detyrimin për ruajtjen e pasqyrave financiare të publikuara në regjistrin tregtar për të paktën 10 vite, në perputhje me Direktivën e BE. Bizneset në vend sipas kuadrit ligjor janë të detyruar të depozitojnë pranë QKR pasqyrat e tyre financiare të vitit paraardhës brenda datës 31 korrik. Për bizneset që nuk respektojnë këtë afat ligji parashikon masa administrative si gjoba por duket se vlera e tyre nuk është mjaftueshëm motivuese për të nxitur publikimin e pasqyrave financiare nga bizneset. Një pjesë e tyre preferojnë të mos i publikojnë ato në QKR. Projekti i njoftuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit synon pikërisht zgjerimin e gamës së detajeve që dorëzohen pranë saj në funksion të transparencës si dhe përcaktimin më të mirë të dokumenteve që duhet të depozitojë çdo biznes sipas kategorisë ku klasifikohet. Kky projekt u realizua me Mbështetjen e Bankës Botërore ndëkrohë që në aspektin financiar ka pasur mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes SECO./Monitor  


Më të lexuarat