Secondary Adv

Nje tjeter rruge i nenshtrohet rikonstruksionit: Nis puna per ish-fabriken e Plasmasit–Karbunare

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës nga ish-fabrika e Plasmasit deri në dalje të Karbunarës, një segment me gjatësi rreth 1.6 kilometra.

 

Projekti i cili po zbatohet nga Fondi i Shqiptar i Zhvillimit, parashikon 2 korsi për automjetet me nga 4 metra, vepra arti në të dyja anët për mbledhjen dhe kullimin e ujërave si dhe trotuare në të dy anët, ku rruga përshkon zona të banuara. Sipas FSHZH-së, ky segment rrugor kalon në një zonë ku një popullsi e konsiderueshme banon dhe zhvillon aktivitet social-ekonomik. Si rrjedhojë, ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore si dhe ato në sistemin e kanalizimeve pritet të kenë një impakt pozitiv si për banorët ashtu edhe në mjedis./Scan


Më të lexuarat