Secondary Adv

Furnizimi me uje te pijshem: Merr zgjidhje problemi per dy lagje ne kryeqytet

Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. 

 

Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë “Shkollës së Baletit”. Paralelisht ekipet e punës riparuan menjëherë defektin në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Bardhok Biba”. Me bashkëpunimin e ngushtë të qytetarëve, Bashkia përfundoi me shpejtësi riparimin e defektit të shfaqur. Për çdo shqetësim, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, i cili qëndron në dispozicion 24 orë në 24./Shqip


Më të lexuarat