Secondary Adv

Bashkia e Tiranes projekt per hapesira publike: Ja cilat jane lagjet qe do te perfitojne

Disa lagje të kryeqytetit do të pësojnë transformim, për shkak të krijimit të  11 mikrohapsirave publike. 

 

Bashkia e Tiranës ka parashikuar vënien në jetë të projektit me vlerë 100 milion lekë që ka si qëllim krijimin e hapësirave publike dhe rikonceptimin e atyre ekzistuese. Në buxhet është detajuar se faza e parë e projektit do të nisë me 11 hapësira publike në pole tashmë të krijuara, të dukshme dhe me impakt të menjëhershëm, ndërsa në të ardhmen projekti mund të vazhdojë duke u zgjeruar drejt brendësisë së lagjeve dhe periferisë. Konkretisht parashikohen 3 tipologji ndërhyrjeje në mikrohapësirat publike: Hapësirat publike të ndërmjetme, ritrajtim i hapësirave ekzistuese dhe hapësirat publike mes pallateve. 

 

Hapësirat publike të ndërmjetme transformojnë hapësirat e mbipërdorura dhe të panevojshme për qarkullimin e makinave në hapësira publike. Këto hapësira publike rikonfigurojnë kryqëzime që janë të pasigurta apo të papërdorura, duke i kthyer në një landmark të qytetit e duke impaktuar lagjen e bizneset përreth. Në këtë projekt janë përfshirë 7 hapësirat publike të ndërmjetme si: Kafe Flora, Kont Urani, Selvia, Medreseja, Stadiumi Dinamo, blloku Partizani. Sa i përket ritrajtimit të hapësirave publike ekzituese, në këtë projekt janë: Sheshi Kasharit, Lulishtja Cajupi, 5 Maji. Ndërsa në hapësirat publike mes pallateve, do të ndërhyhet konkretisht në bllokun e banimit Laprakë dhe Selitë./Scan


Më të lexuarat