Secondary Adv

Qeveria rrit pagen minimale - Nga 1 Janari i 2019 shkon ne 26.000 leke

Këshilli i Ministrave ka vendosur rritjen me 2000 Lekë të pagës minimale, duke e çuar nga 24,000 Lekë për 174 orë pune në muaj, në 26,000 Lekë.

 

Sipas këtij vendimi një orë pune do të paguhet minimalisht me rreth 150 lekë të rinj. 

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë. 

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.

Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019./Shqip


Më të lexuarat