Secondary Adv

Hiqen kontrollet e dyfishta Shqiperi-Kosove: Lleshaj: Lehteson levizjen e lire

Kontrollet e dyfishta në pikat doganore me Kosovën do të hiqen.   

  

Vendimi i rëndësishëm është miratuar ditën e mërkurë nga qeveria. Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka njoftuar se tashmë kontrollet do të kryhen sipas parimit një ndalesë një kontroll, një vendim ky që sipas tij lehtëson lëvizjen e lirë mes vendeve. “Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Lleshaj. Ndërkohë, ka shtuar më tej se së shpejti në kufirin Shqipëri-Kosovë do të ndërmerren hapa për vendosjen e standardeve europiane. “Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.”/Scan


Më të lexuarat