Secondary Adv

Rama ndryshon qeverine: 7 ministra te larguar nga kabineti qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 9 ndryshime në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, praktisht te gjithe ata që kanë 5 vite në detyrë. 

 

Gjatë punimeve të Asamblenë Kombëtare të PS, Rama ka shkarkuar ministren e Arsimit Lindita Nikollën, atë të Financave Arben Ahmetaj, të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, të Punëve të Jashyme Ditmir Bushati, të Kulturës Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Niko Peleshi dhe ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe postin e zv/kryeministrit, ku largohet Senida Mesi dhe në vend të saj emërohet Erion Braçe. Rama rikthen Ministrinë për Marrëdhëniet me Kuvendin ku në këtë post ka emëruar Elisa Spiropalin. Të vetmit ministra që kanë "shpëtuar" janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

 

Ndryshimet në Qeveri

Ikën                           Vjen

Zv/kryeministër

Senida Mesi            Erion Braçe

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Lindita Nikolla          Besa Shahini 

Ministria i Financave

Arben Ahmetaj         Anila Denaj

Ministria e Infrastrukturës

Damian Gjiknuri     Belinda Balluku

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme

Ditmir Bushati         Gent Caka

Ministria e Kulturës

Mirela Kumbaro     Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë

Niko Peleshi           Bledi Çuçi 

Ministria për Sipërmarrjen

Sonila Qato           Eduard Shalsi 

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin- Ministre 

Elisa Spiropali

 

Në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Sa i takon vendimeve te tjera që pritet të merren sot në Asamble, më konkretisht, riformatimi i strukturave organizative vendore socialiste, krijimi i regjistrit dixhital të PS, krijimi dhe funksionimi i shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS./Shqiptarja.com 


Më të lexuarat