Secondary Adv

Njoftimi i rendesishem i Tatimeve: Sot afati i fundit per pagesen e kestit te tatim fitimit

DPT ju sjell në vëmendje tatimpaguesve, se data 30 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2018.

 

“Duke qenë se data 30 dhjetor është ditë pushimi, DPT iu kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve paradhënie të kryhet brenda datës së sotme 28 dhjetor, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar” njoftojnë Tatimet. Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milionë lekë./Scan


Më të lexuarat