Secondary Adv

Bilanci ekonomik i 2018 - Ahmetaj: Forcimi i lekut erdhi prej rritjes ekonomike

Arben Ahmetaj ka dalë sot në konferencën e fundit për shtyp si Ministër i Financave për zhvillimet kryesore të ekonomisë dhe për të bërë bilancin e 2018. 

 

Ahmetaj e cilësoi si një vit të suksesshëm, edhe pse ishte një vit i vështirë. “Me ndryshimet në kabinet me takon të bej një rezyme për vitin 2018. Do të kthehem pas për t’i kujtuar medias dhe qytetarëve, apo dhe kujdo tjetër, se nga kemi ardhur dhe ku kemi arritur,”-tha Ahmetaj. Ahmetaj është ndalur në tre shtylla kryesore të ekonomisë, indikatorët makroekonomikë, reformat dhe qasja sociale. “Pikë së pari do të ndalem te ecuria makroekonomike. Viti 2013, ishte “lugina e errët” e ekonomisë me një rritje 1%. Ndërsa aktualisht rritja ekonomike është 4.45%, më e larta në rajon. Në tre vitet e fundi punësimi është rritur me 10.7%, ndërsa papunësia është n ë niveloin më të ulët historik. 

 

Punësimi në sektorin jo-bujqësor ka njohur rritje, rreth 31 mijë më shumë të punësuar. Konsumi i përditshëm i popullatës ka qenë në rritje. “Sot borxhi publik është 63.6%, në fund të dhjetorit 2018. Gati 10% më i ulët se dita kur morëm detyrën. Këtë vit kemi mundësinë që të përmirësohemi në vlerësimet e kompanive ndërkombëtare. Gjitthashtu është ndalur te balanca primare, 0.7%, që sipas ministrit tregon që qeveria nuk ka krijuar borxhin publik. Për sa i përket Eurobondit, interesi është më i ulët dhe interesi 7-vjeçar dhe kompozimi i investitorëve është shumë cilësor,- tha Ahmetaj. Qeveria ka realizuar rreth 1.2 mld dollarë më shumë të ardhura që nga momenti që e morëm. 

 

Kjo ka bërë të mundur që të zgjerohemi në investime, shpjegoi ministri. Për sa i pëket investimeve, ministri tha se deri në tre mujorin e tretë të 2018-s ishin 757 mln euro, por sipas tij ky vit do të shënojë rekord duke kapur vlerën e 1 mld euro në investime të huaja. Në 2018-n numri i bizneseve të reja neto ishte 11,123 biznese, në tre vitet e fundit numërohen 38 mijë biznese të reja neto. Çdo vit rritet fitimi i kompanive me 10%,- tha Ministri gjatë konferencës për shtyp. Ekportet gjithashtu kanë shënuar rritje. Për Ministrin Arben Ahmetaj forcimi i leku ka ardhur nga rritja ekonimike./Monitor 


Më të lexuarat