Bilanci negativ i tregtise: Ecuria e bizneseve dhe punesimi ne renie
Tregtia ndryshe nga sektorët e tjerë të ekonomisë i ka të përshkallëzuara zhvillimet negative si në drejtim të gjendjes financiare, punësimit dhe ecurisë së biznesit.
Bizneset e tregtisë të anketuara nga Banka e Shqipërisë janë treguar me pesimiste në raport me bizneset e tjera. Për dy tremujorë rresht, të tretin dhe të katërtin e vitit 2018, bizneset e sektorit të tregtisë kanë pohuar se ecuria e biznesit të tyre kanë shënuar rënie përkatësisht me 7.5 dhe 11.9 për qind. Gjithashtu bizneset presin rënie të mëtejshme të punësimit dhe të gjendjes së tyre financiare. Sektori tregtisë vitet e fundit është vënë në presionin e rënies së konsumit, konkurrencës dhe rritjes së barrës fiskale. Përfshirja në TVSH e bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekëvitin e kaluar ka rezultuar me kosto shtesë, teksa biznesetkanë pohuar se aktiviteti po tkurret sidomos në drejtim tëpunësimit. Sektori i tregtisë është përfshirë në një tranzicion të thellë, teksa dyqanet e vogla po konkurrohen nga supermarketët dhe qendrat tregtare.
Kjo reflektohet edhe në shifrat e punësimit ku bizneset e sektorit kanë pohuar zhvillime negative nëtremujorin e katërt, por edhe për tremujorin e parë 2018. Në anketën e Bankës së Shqipërisë në bizneset e sektorit tëtregtisë u gjet se, balanca e pritjeve për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm ra me 6.0 pikë përqindje dhe balanca e ecurisë së biznesit ra me 4.4 pikë përqindje. Rënie shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit si: gjendja financiare, punësimi në tremujorin në analizë dhe pritjet për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm. Ndërkohë, sipas bizneseve në sektorin e tregtisë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në tremujorin e katërt ka qenë më e lartë, si krahasuar me tremujorin e mëparshëm (+4.0 pikë përqindje), ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë (+6.3 pikë përqindje). Megjithatë, niveli i saj rreth 75.2%, qëndron 0.7 pikë përqindje nën mesataren historike përkatëse./Monitor