Secondary Adv

DPT shtyn afatin per pagesat nga biznesi

Bizneset do të kenë kohë të deklarojnë e njëkohësisht paguajnë sigurimet e punonjësve dhe tatimin mbi të ardhurat për muajin dhjetor deri në datën 27 janar.


Tatimet shtyjnë afatin e deklarimit të detyrimeve për muajin dhjetor. Shtyrja bëhet duke marrë parasysh shqetësimet e paraqitura nga bizneset për vonesat në deklarime dhe pagesat e detyrimeve tatimore për muajin dhjetor 2014, të cilat rrjedhin për shkak të fillimit të punës së sistemit të ri elektronik të tatimeve.


Kështu për të gjithë deklarimet dhe pagesat e detyrimeve tatimore që lidhen me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat në burim, taksat dhe tarifat nacionale, lojërat e fatit, renta minerare të periudhës dhjetor 2014, që do të kryhen brenda datës 22 janar 2015, nuk do të aplikohen gjoba dhe kamatëvonesa.
Kurse për deklarimin dhe pagesat e detyrimeve që lidhen me kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të periudhës dhjetor 2014, që do të kryhen brenda datës 27 janar 2015, nuk do të aplikohen gjoba dhe kamatëvonesa.


Këtu përfshihen edhe deklarimi dhe pagesa e Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga punësimi për tatimpaguesit e Biznesit të vogël të cilët deklarojnë dhe paguajnë për 3-mujorin Tetor-Nëntor-Dhjetor 2014.


Më të lexuarat