Secondary Adv

10 gjera qe duhet ti dini per tregjet diten e sotme

 

1.Rritja zyrtare e GDP-së së Kinës për 2014-ën ka rënë në vlerat më të ulta që nga viti 1990. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit 7,4 për qind gjatë gjithë 2014-ës. Zyra Ndërkombëtare e Statistikave ka thënë se këtë vit rritja prej 7,5 për qind ka shënuar vitin më të dobët në 24 vjet për kërkesën globale.

 

2. Ministrat e jashtëm të BE-së nuk janë me “nxitim” që të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë! Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë ditën e hënën se nuk kanë arsye që të vendosin sërisht sanksione ekonomike ndaj Rusisë, pavarësisht propozimeve nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për dhunën e intensifikuar në Ukrainë.

 

3. FMN-ja ka ulur vetëm outlook-un global. Rritja globale është parashikuar 3,5 për qind për 2015 dhe 3,7 për qind për 2016, sipas raportit më të fundit në Outlook-un Ekonomik Botëror nga FMN-ja, parashikimin i saj është ulur me 0.3 pikë përqindje për të dyja vitet.

 

4. Duket se cmimiet në rënie të naftës nuk do ti ndalojnë as Fed. Sipas Jon Hilsenrath të Wall Street Journal dhe Brian Blackstone, zyrtarët e Fed janë ende gjerësisht të angazhuar për një rritje të normës së cmimit të naftës në fund të këtij viti dhe janë të sigurt për ekonominë amerikane.

 

5. Partia radikale Syriza është favorite në zgjedhjet në Greqi. Pala greke e opozitës Syriza ka zgjeruar epërsinë e vet në sondazh e ditës së hënë duke u shpallur fituese me 4,6 pikë. Syriza do të mbledhë rreth 33,1% të votave, ndërsa konservatorët në pushtet të kryeministrit Antonis Samaras do të marrin vetëm 28,5%.

 

 

6. Tregjet Aziatike janë më të zhvilluarat. Pas shitjeve më të dobta që nga viti 2008, tregjet në Shangai ditën e djeshme kanë arritur të mbyllen me 1,76%. Hang Seng me 0,65% dhe Nikkei i Japonisë arriti të mbyllet në nivelin 2.07%.

 

7. Brazil, rriten taksat mbi transaksionet financiare dhe benzinën. Ekonomia më e madhe e Amerikës së Jugut ka rritur taksën e transaksionit financiar nga 1,5% deri në 3%, duke rritur taksat e benzinës nga 0,22 reals për litër. Sipas Financial Times, kjo barazohet me një rritje prej 8,5% në çmimet e benzinës në Sao Paulo. Kjo vjen si pasojë se qeveria është duke u përpjekur për të eleminuar një deficit të madh buxhetor.

 

8. Samsung po shqyrton të bëjë aksionare Splitin. Robert Yi, kreu i marrëdhënieve me investitorët në Samsung, tha se kompania e ka konsideruar kohë më parë një ndarje të aksioneve për disa kohë, por shtoi se Samsung ka nevojë të marrë në konsideratë një sërë faktorësh përpara se ta bëjë këtë.

 

9. BlackRock: Dollari Australian mund të bjerë me 15%. Sipas Bloomberg, gjiganti i menaxhimit të investimeve Blackrock beson se dollari australian mund të bjerë me 15%, në rreth 0,70 $.

 

10. Besimi në investimet Gjermane po vjen. Sondazhi i ZEW, e cila është përdorur si një barometër në besimin e investitorëve në ekonominë më të madhe të Europës, është 10 GMT (05:00 ET). Indeksi pati rënë masivisht në tremujorin e fundit të 2014-ës, por tani duket se do të rritet përsëri dhe analistët presin një përmirësim margjinal.


Më të lexuarat