Secondary Adv

Taksat nder vite: Ne renie qe prej 2004, por luhatshmeri e larte

Barra e taksave në vendin tonë fiksohet në 37.3%, thotë një ndër kompanitë më të mëdha të auditit në botë, PriceWaterhouseCoopers.

 

Këto të dhëna i referohen vitit 2017, dhe ku nuk reflektohen si rrjedhojë ndryshimet më të fundit fiskale. Barra e taksave i referohet taksave që paguajnë qytetarët apo edhe bizneset por edhe kontributeve të ndryshme. Në krahasim me vitet 2012, 2013, 2014, 2015, rritja është e ndjeshme, me thuajse 6 pikë përqindje. Krahasuar me vitet e tjera ndërkohë, deri në vitin 2004, taksat sot janë më të ulëta.  

 

 

Siç duket qartë edhe nga grafiku, në vitet 2011, 2010, barra e taksave ka qenë në rreth 40%, ndërkohë që rekordin e mban viti 2004, me rreth 58% barrë taksash.  

 

Sa i përket vetëm taksimit të punës, që është edhe indikatori më i ndjeshëm nga qytetarët, deri në vitin 2012, ai mbetet i njëjtë në 18.8% në total, mesatarisht, ndërsa në vitet 2004-2005, varion nga 25% deri në 34%. 

 

Tatimi mbi fitimin ndërkohë, në 2017 fiksohet në 14.1%, në pozita të njëjta me të gjitha vitet deri në 2013, kur ishte 9.4%. Rekordi është në vitin 2004 me 20% barrë fiskale. Grafikët e tregojnë qartë se në harkun e 15 vite, luhatshmëria është mjaft e lartë, dhe ky nuk është aspak një faktor pozitiv, sidomos për biznesin. Ndryshimi i shpeshtë i sistemit fiskal përkthehet në problematikë, mungesë stabiliteti, por edhe norma më të ulta investimi, vendas apo të huaj./Scan


Më të lexuarat