Prezantohet projekti per Kampusin Universitar - Veliaj: 11 godina te reja do ndertohen
Kryeministri Edi Rama do të prezantojë paraditen e kësaj të shtune në Qytet Studenti, projektin për ndërtimin e Kampusit të ri Universitar.
Në këtë takim është i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Në takim janë edhe student e pedagogë. Prezantimi i këtij projekti vjen një ditë pasi qeveria prezantoi paketën e plotë të “Paktit për Universitetin”. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj deklaroi se në QS do të ndërtohen 11 godina të reja, ndërsa ka vijuar me thirrjet e tij që studenët t'i rikthehen normalisht mësimit. "Rreth 15 mijë metra të këtij terriori janë zabtuar. Studentëve do tu kthehen pronat me çdo kusht. Shkolla mbaron në korrik, po ne nuk mund të prisnim dhe filluam me konceptin e adoptimit të një çerdhjeje. Sot gjysma e konviktve janë kthyer në ambjente pune. Prezantimi që do të shikojmë sot nuk është definiv, Kampusit do t’i shtohen 11 godina të tjera. Po rikonstruktohen sallat e leximit. Mensat kanë qënë preja e preferuar e secilit që kanë zabtuar QS-në. Nevoja për një mensë dhe e laventerisë është reflektuar. Deri në korrik do të mund të ndërhyrjmë në të gjitha ambjentet e përbashkëta por është e pamundur të ndërhyet në dhoma. Nëse vazhdon ngujimi do ta kemi të pamundur që të ndërhyjmë,"-tha Veliaj./Shqiptarja.com