OSHEE do te investoje 2 milione USD per zevendesimin e linjave elektrike ne Shkoder
Pas shumë vitesh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të verë në zbatim planin e masave konkrete që parashikon investime në disa milionë dollarë për rajonin e Shkodrës.
Administratori i OSHEE, Adrian Çela, e ka nisur fushatën e inspektimeve në terren, për të komunikuar drejtpërdrejtë me punonjësit, për t’i njohur me objektivat e shoqërisë dhe për të pare nga afër problematikën që pengon zhvillimin e rrjetit dhe shërbimet.
“Shkodrës i kanë munguar investimet prej shumë vitesh, kurse mospagesat e faturave dhe vjedhjet e energjisë e lektrike i kanë amplifikuar problemet duke e bërë më të vështirë menaxhimin e sektorit. Përsa i përket investimeve, parashikohen miliona dollarë, ku vetëm për zëvendësimin e linjave të vjetra mbi 35-vjeçare do të shpenzohen deri në 2 milionë USD”, ka pohuar Çela Po ashtu, Çela shtoi se “Investimet, ndër të tjera, konsistojnë në plotësimin e nevojave për matës të energjisë, proces që do të nisë zbatimin në 6-mujorin e dytë 2015 dhe shtrihet deri në fillim të 2016-s; do të vendosen kabllo të reja, do të zëvendësohen linjat ekzistuese me modele të standardeve bashkëkohore, si dhe do të ndërhyhet në të gjitha kabinat dhe transformatorët që kanë problem”.
Të dhënat për rajonin e Shkodrës • Humbjet regjistrojnë nivelin 51.31% • Humbjet janë reduktuar me 17% në raport me 2013-n • Arkëtimet arritën vlerën 3,420,109 mijë lekë • Shifra e tyre paraqitet 77% mbi totalin e faturimit • 8205 prerje të debitorëve nga OSHEE • 545 me policinë (Shkodra zë 78%) • 4 - 31 Dhjetor janë lidhur 4771 akt-marrëveshje