Secondary Adv

NATO baze ajrore ne Shqiperi: Kucova vendi ku do te vendoset

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka pritur sot në Tiranë komandantin e forcave ajrore të NATO-s Gjeneral Wolters. 

 

Vizita e tij përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO dhe 70-vjetorin e krijimit të Aleancës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Wolters sqaroi me detaje investimin e NATO-s për ta kthyer bazën ushtarake të Kuçovës në një bazë moderne ajrore përgjatë 5 viteve. Ai po ashtu iu përgjigj interesimit të gazetarëve se pse ishtë zgjedhur pikërisht Kuçova për të vënë në jetë zbatimin e këtij projekti, kaq ambicioz, siç tha ai. Nga ana e saj, ministrja Xhaçka siguroi se Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj, çka rrit jo vetëm sigurinë kombëtare por edhe sigurinë në të gjithë Ballkanin. “Brenda pak muajsh do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen – NSPA. Master-plani i hap rrugë fillimit të punimeve në terren. Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për ne, por edhe për gjithë rajonin, pë sigurinë e gjithë rajonit”,- sqaroi ministrja./Ballkanweb

 


Më të lexuarat