Secondary Adv

Nga 2 marsi hapet tenderi per rrjetin 4G ne Shqiperi

Nga 2 marsi do të çelet tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë. Kështu ka deklaruar Pirro Xhixho, kandidat për Këshillin Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).


Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese dhe Tregtisë, në nisje të zhvillimit të seancave të saj, ka si rend dite sot një seancë dëgjimore me AKEP, Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Kreu i saj, Pirro Xhixho deklaroi se janë ulur çmimet në treg, duke u ofruar në këtë mënyrë kompanive konkurrencë.
Xhixho shtoi më tej, për sa i përket problematikave në treg dhe hyrjes në fuqi të njehsimit të tarifave komunikuese, se po shqyrtojmë ankesat e kompanive celulare, që na kanë adresuar. Drejtori i AKEP theksoi se jemi përpjekur të ruajmë ekuilibrat në treg. Një tjetër fakt që u deklarua ishte se nga 2 marsi do të çelet tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë.


Në seancën e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, tregtisë dhe Mjedisit është mbajtur edhe dëgjesa për katër kandidatët e propozuar për Këshillin Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).


Kandidatët e propozuar për këshillin drejtues të AKEP janë: Anila Denaj, Pirro Xhixho, Ketrin Topçiu, Klarina Abazaj. Sipas Pirro Xhixhos ky institucion nuk ka asnjë debitor në treg pasi është ofruar shërbimi 3G për të gjithë operatorët.


Më të lexuarat