Secondary Adv

Industria e riciklimit ne veshtiresi: Kompanite e riciklimit ne prag falimentimi

Industria e riciklimit dhe industria e përpunimit të plastikës e presin vitin 2019 me pesimizëm.

 

Sipas zotit Vullnet Haka, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, sektori pret reduktim të aktivitetit, pakësim të të punësuarve dhe falimentim të kompanive në varësi të marzhit të fitimit. Ndryshimet që prekin sektorin në Paketën Fiskale 2019 nuk pritet që ta lehtësojnë situatën. Disa vendime, sipas zotit Haka, i japin goditjen finale. Problemi kryesor për industrinë e riciklimit mbetet ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

 

Në qoftë se ky ligj do të zbatohej, mbetjet e gjeneruara nga familjet dhe bizneset në vend do të ndaheshin që në burim dhe kompanitë e riciklimit do të kishin lëndën e parë. Kompanitë që operojnë në Shqipëri kanë kapacitete të larta, por ato po përdorin vetëm 25% të tyre. Në 2019-n pritet të mbyllen sërish fabrika të riciklimit. Menaxhimi i mbetjeve po drejtohet drejt incenerimit. Aktualisht është në funksionim vetëm inceneratori i Elbasanit, por pritet që të vihen në punë edhe inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit./Monitor

 


Më të lexuarat