Secondary Adv

Impianti i mbeturinave te Elbasanit, prezantohet teknologjia per asgjesimin pa ndotje

Çështja e mbeturinave urbane në qytetin e Elbasanit do të gjejë zgjidhje me ndërtimin e një impianti me djegie. Ministri i Mjedisi, Lefter Koka ka bërë të ditur më parë se gjatë muajit mars të këtij viti do të nisë ndërtimi i inceneratorit të parë, i cili do të djegë rreth 150 tonë mbetje në ditë, dhe prej të cilit do të perfitohet edhe energji elektrike.


Ministria e Mjedisit, Bashkia Elbasan, Agjensia Rajonale e Mjedisit dhe kompania që do të ndërtojë landfillin kanë organizuar një degjese publike për impaktin që ky impiant do të ketë në mjedis. Nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Beqir Kila u shpreh se më në fund do të përfundojë ndotja kancerogjene që kishte pushtuar Elbasanin."Janë të përcaktuara qartë normat për shkarkimin e mbetjeve që do të krijohen. Eshtë bërë një hap përpara për këtë komunitet, që ka edhe një përfitim tjetër, pasi për ndërtimin e impiantin që do të ndërtohet në Elbasan, tarifa do të jetë zero", thotë Kila.
Nisur edhe nga eksperienca negative që ka qyteti i Elbasanit përsa i përket ndotjes ka pas një pjesëmarrje të madhe të komunitetit të cilët janë interesuar nese do të respektohen kriteret për nivelet e ndotjes. Këshilltari i Ministrit të Mjedisit, Vladimir Bezhani shpjegoi për banoret se monitorimi ndaj kësaj kompanie do të jetë i përditshëm qoftë për shkarkimet në ajër, ato në uje apo lëndet e ngurta. Impiante të tilla sipas z. Bezhani janë të ndertuara në mes të qyteteve në vendet e zhvilluara. 


Impianti për përpunimin e mbeturinave
Landfilli, i cili do të ndërtohet në vendin e quajtur 'Dampa e Tecit' do të perdoret për prodhim energjie nga djegia e mbeturinave. Investimi me do të jetë më partneritet privat dhe do të kushtojë nga 15 milionë deri në 20 milionë euro.


Financuesi kryesor i këtij impianti do të jetë Belgjika, dhe projektuese e këtij impianti do të jetë një kompani po ashtu nga ky shtet. Impianti i përpunimit të mbetjeve do të bëjë edhe filtrimin e ujërave të zeza, që është një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ujit të lumit Shkumbin.
Më herët, ministri i Mjedisit, Lefter Koka njoftoi se brenda vitit të ardhshëm, Elbasani do të jetë i pari qytet në Shqipëri që do të ketë një impiant të përpunimit të mbetjeve urbane, nga ku do të mund të prodhohet edhe energji. Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore për shkak të mbetjeve urbane, që rrezikojnë jetën e qytetarëve.


Më të lexuarat