Secondary Adv

Taksa e plastikes godet sektorin e energjise: Pas termoizolimit edhe PVC e dritareve

Teksa diskutohen politikat për përdorimin me eficencë të energjisë, ky sektor po përballet me rritje taksash duke i dhënë një goditje stimulimit të kursimit të energjisë.

 

Taksa e re plastikës, që ka nisur të implementohet po impakton materialet plastike për prodhimin e dritareve, ndërkohë, ndërkohë që importuesit po paguajnë 30% më tepër në krahasim me vitin e kaluar. Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk patën një koment për këtë çështje. Megjithatë, si pasojë e vendosjes së kësaj takse preket edhe termozimlimi në ndërtesa, një tjetër masë në funksion të kursimit të energjisë. Kjo pasi, po taksohet edhe lënda e parë për prodhimin e polisterolit, që është materiali që përdoret në këtë rast, çka sipas prodhuesve shqiptarë do të rritë çmimin me 15%. Ndërkaq, vendosja e kësaj takse rrezikon edhe më tepër arritjen e objektivit për të reduktimin e konsumit të energjisë me 6.8% deri në vitin 2020./Scan


Më të lexuarat