Secondary Adv

Ndryshimet ne politiken fiskale - FMN: Te panevojshme, ulja e pragut te TVSH pa rezultat

Amendimi vit pas viti i ligjeve fiskale ka cenuar progresin që qeveria shqiptare duhet të arrinte në drejtim te të ardhurave.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë vë në dukje se janë bërë përmirësime sa i përket sistemeve të informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por nga ana tjetër sistemimi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta shpesh të fokusuara në objektivat sektoriale. Politikat e tilla, përfshirë ndryshimet në paketën fiskale të 2019 mund të shtrembërojnë alokimin e burimeve, minojnë integritetin e sistemit tatimor, dobësojnë bazën tatimore dhe komplikojnë mbledhjen e të ardhurave, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar.

 

Për të ilustruar shthurjen e politikes fiskale Fondi merr në analizë uljen e pragut të TVSH-së

“Për shembull, ulja e pragut të TVSH-së në vitin 2018 rriti numrin e tatimpaguesve me rreth 30 për qind. Mirëpo ky numër tatimpaguesish veç sa rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla, ndërsa përfitimet në të ardhura ishin të vogla”, referon FMN në analizën për Shqipërinë. Në mënyrë të ngjashme, futja e pragjeve tatimore të shumëfishta për Tatimin mbi Fitimin mund fragmentojë sistemin dhe të çojë në ndarjen e bizneseve. Stafi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë. Fondi thotë se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara.

 

Ndryshimi i politikave fiskale duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe klimën e investimeve. Para se të ndryshojnë një ligj fiskal autoritet duhet të bëjnë analiza rë thelluara për të vlerësuar ndikimin e tyre në të ardhura. Për më tepër, autoritetet janë këshilluar të marrin në konsideratë përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse të të ardhurave afatmesme. Sipas rekomandimeve të Fondit Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën. Baza e TVSH-së duhet të zgjerohet mbi ilaçet, makinat, shitjet e banesave, arsimi dhe turizmi. Fondi rekomandoi gjithashtu rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogla dhe rritjen e mëtejshme të akcizës për cigaret./Monitor 


Më të lexuarat