Rekomandimi i FMN: Te rriten taksat mbi karbonin, makinat dhe naften
Sipas rekomandimeve të Fondit Monetar, Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën.
FMN u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë. Fondi thotë se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara. Ndryshimi i politikave fiskale duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe klimën e investimeve. Para se të ndryshojnë një ligj fiskal autoritet duhet të bëjnë analiza rë thelluara për të vlerësuar ndikimin e tyre në të ardhura. Për më tepër, autoritetet janë këshilluar të marrin në konsideratë përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse të të ardhurave afatmesme. Sipas rekomandimeve të Fondit Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën. Baza e TVSH-së duhet të zgjerohet mbi ilaçet, makinat, shitjet e banesave, arsimi dhe turizmi. Fondi rekomandoi gjithashtu rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogël dhe rritjen e mëtejshme të akcizës për cigaret./Ballkanweb