Secondary Adv

Shkolla Sabaudin Gabrani i nenshtrohet rikonstruksionit: Ja detajet e projektit

Shkolla “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. 

 

Pas procedurave konkurruese është shpallur edhe fituesi për këtë projekt si dhe është nënshkruar marrëveshja mes tyre e Bashkisë së Tiranës. Në total, vlera e kontratës së nënshkruar është 54.5 milionë lekë.   

 

 

Shkolla është ndërtuar në vitin 1961 dhe është rikonstruktuar në vitin 2000 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Godina e shkollës është 3 kat+papafingo dhe mbulesa është me tjegulla pothuajse në të gjithë sipërfaqen. Sipërfaqja totale e territorit është 4400 m2, kurse sipërfaqe ndërtimi 1230m2 (kati përdhe). 

    

“Propozimi ka si qëllim rikonstruksionin e pjesshëm të godinës, pasi gjatë inspektimit të kryer janë verejtur disa zona problematike si dhe të amortizuara të cilat kanë nevojë për përshtatjen e këndeve sportive, rikonstruksionin e taracës, instalimin e sistemit të ngrohjes, riparimin e nyjeve sanitare në godinën për grupin e parashkollorëve, riparimin e rrjetit elektrik, sistemimin e rrjetit te kanalizimeve të shkarkimit KUSH” shkruhet në dokumentet e tenderit./Scan 


Më të lexuarat