
Legalizohen 919 ndertime pa leje
Këshilli i Ministrave ka miratuar të drejtën e kalimit të pronësisë për 919 ndërtime informale të ngritura në toka me pronar apo në zotërim të shtetit. Në bazë të këtij vendimi, ata bëhen pronarë të ligjshëm, jo vetëm të ndërtesës, por edhe parcelës ndërtimore.
Në vendim Qeveria ngarkon ALUIZNI-n për zbatimin e procedurave për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë të parcelave ndërtimore. “Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim” përcakton dokumenti qeveritar.
Objektet të cilave u është miratuar e drejta e kalimit të pronësisë shtrihen në gjithë territorin e vendit. Sipas Vendimit të Qeverisë, 42 prej parcelave gjenden në berat, 10 në Dibër, 120 në Durrës, 25 në Elbasan, 367 në Fier, 12 në Gjirokastër, 8 në Korçë, 19 në Kukës, 14 në Lezhë, 179 në Shkodër, 103 në Tiranë, dhe 20 në Vlorë.
Familjet që përfitojnë janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit dhe menjëherë pas procedurave të kalimit në pronësi, familjet lidhin kontratën me noterin dhe pas këtij veprimi kanë të drejtë të paraqiten në hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emër të tyre.
Ja përfituesit të ndarë sipas qarqeve:
a) Qarku Berat, 42 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 381,12 (dymbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e një presje dymbëdhjetë) m²;
b) Qarku Dibër, 10 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 979,1 (dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë presje një) m²;
c) Qarku Durrës, 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 50 465,5 (pesëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë presje pesë) m²;
ç) Qarku Elbasan, 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 489,4 (gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë presje katër) m²;
d) Qarku Fier, 367 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 118 662,2 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy presje dy) m²;
dh) Qarku Gjirokastër, 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 431,9 (dy mijë e katërqind e tridhjetë e një presje nëntë) m²;
e) Qarku Korçë, 8 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 075,92 (një mijë e shtatëdhjetë e pesë presje nëntëdhjetë e dy) m²;
ë) Qarku Kukës, 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 465,83 (tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë presje tetëdhjetë e tre) m²;
f) Qarku Lezhë, 14 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 206 (katër mijë e dyqind e gjashtë) m²;
g) Qarku Shkodër, 179 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 63 128,18 (gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e njëzet e tetë presje tetëmbëdhjetë) m²;
gj) Qarku Tiranë, 103 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 934,8 (tridhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e katër presje tetë) m²;
h) Qarku Vlorë, 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 837 (pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë) m².
Më të lexuarat








