Barra e taksave shenon renie - Heritage: Shqiperia e treta ne rajon
Raporti i lirisë ekonomike të Fondacionit Heritage për vitin 2019, flet për një përmirësim të Shqipërisë me 13 pozicione në këtë renditje.
Një ndër arsyet e renditjes së mirë të Shqipërisë në këtë drejtim është edhe barra e taksave. Në vendin tonë, kjo normë, sipas Fondacionit Heritage fiksohet në 24.9% të totalit të të ardhurave të brendshme. Një vit më parë kjo normë fiksohej në 27.2% thotë raporti, c`ka do të thotë se në të janë reflektuar edhe ndryshimet më të fundit fiskale. Por sa është kjo normë në vendet e tjera të rajonit? Në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, vendi ynë renditet i treti, me diferencë të vogël me vendet e para dhe me diferencë të ndjeshme me vendet e fundit. Kështu, të dhënat tregojnë se në vend të parë në rajon për normën që zë barra e taksave mbi totalin e të ardhurave të brendshme, qëndron Kosova, me një normë në 23.9%, dhe në rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar. Në vend të dytë është Maqedonia me vetëm 0.1 pikë përqindje më pak se ne, në 24.8%. Pas Shqipërisë ndërkohë ndjek Mali i Zi me 36.1%, Bosnje Hercegovina me 37% dhe në fund fare të tabelës është Serbia me plot 38.3%. Barra e taksave përfshin të gjitha taksat, si ato individuale ashtu edhe ato për biznesin. Barra e taksave është një ndër elementët më të rëndësishëm për të tërhequr investitorë, sidomos të huaj./Scan