
Hipotekimi i apartamenteve: Procedurat e legalizimit te pallateve pa leje dhe kateve shtese
Pas shumë vështirësish dhe vite pritje në zonën e “Astirit” pranë Kasharit janë legalizuar mbi 300 apartamente dhe mbi 60 dyqane.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë dje prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së legalizimit për tre kulla banimi. Me këtë rast, drejtori Artan Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre. Ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e legalizmit dhe më pas hipotekimi të apartamenteve, në rastet kur investitori i ka braktisur apo nuk jeton më."Është arritur në rreth 140 pallate të tjera, të cilat janë legalizuar gjatë 2018. Të mblidhen banorët dhe të bëhen bashkë dhe të vazhdohen procedurat për legalizim, duhet të vazhdojnë dhe të tjerët", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t. Artan Lame i dorëzoi lejen e legalizimit përfaqësuesit të firmës së ndërtimit dhe qartësoi qyetarët se do të jetë vetë ALUIZNI ai që do e dërgojë aplikimin në Hipotekë për të marrë gjithë banorët certifikatën e pronësisë sipas kontartës së nënshkruar me investitorin e tre kullave.
Si legalizohen pallatet pa leje dhe katet shtesë
Thirrja e djeshme e drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame ndaj banorëve të pallateve pa hipotekë për të vazhduar procedurat e legalizimit, tregon se ka ende shumë qytetarë që po e ushtrojnë këtë të drejtë që qeveria ka gati 2 vite që ua ka dhënë. Me anë të VKM 19/2017 qeveria ka rregulluar ligjërisht procedurat për ato pallate që kanë mbetur pa hipotekë për shkak se ndërtuesi ka detyrime ndaj shtetit. Por cilat janë hapatë që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar për të përfituar nga ky vendim në mënyrë që të marrin hipotekën e apartamenteve të tyre.
I. LEGALIZIMI NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE ME SHKELJE TË LEJES SË NDËRTIMIT
1.Procedurat e legalizimit të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit kryhen në favor të poseduesve (si porositës, apo pronarë trualli, sipas kontratave të porosisë/ sipërmarrjes, ose aktmarrëveshjes) në rastet e mëposhtme:
a)Subjekti ndërtues/investitori është në kushtet e nenit 99 (ose 187) të ligjit nr.9901 datë 14.04.2008 "Për shoqëritë tregtare" të ndryshuar; ose
b)Subjekti ndërtues/investitori nuk dorëzon brenda 30 ditësh nga data e njoftimit, dokumentacionin e kërkuar zyrtarisht nga ALUIZNI sipas ligjit nr.9482 date 03.04.2006. Këtu përfshihet dhe rasti kur subjekti rezulton me veprimtari të pezulluar prej të paktën 1 viti, sipas informacionit të administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
2.Kur plotësohen kushtet e pikës 1 të këtij vendimi, drejtoritë e ALUIZNI-t vijojnë legaliziminnë favor të poseduesvetë apartamenteve, ose ambienteve me funksion social-ekonomik, në vijim të quajtura "njësi individuale", sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim.
3.Drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t, paskryerjessë procedurave të evidentimit në terren, hartojnë listat e ndërtimeve të ngritura nga subjektet që gjenden në kushtet e pikës 1 të këtij vendimi, si dhe listën e poseduesve të njësive individuale dhe i afishojnë ato në faqen zyrtare të ALUIZNI-t, në ambientet e drejtorive dhe të objekteve që do t'i nënshtrohen procesit të legalizimit, si dhe pranë njësive të qeverisjes vendore.
4.Legalizimi dhe regjistrimi për objektet që trajtohen sipas këtij kreu, në varësi të gjendjesligjore, kryhet në dy faza:
a)Miratimi i lejes së legalizimit për objektin kryesor (sipas projektit të miratuar nga organi kompetent) së bashku me shtesat anësore dhe/osenë lartësi të realizuara dhe të deklaruara nga subjekti ndërtues dhe regjistrimi i tyre në ZVRPP në emër të ALUIZNI-t, duke u përjashtuar nga taksat dhe tarifat e shërbimit.
b)Miratimi i lejes së legalizimit për shtesat anësore dhe/ose në lartësi të realizuara dhe të deklaruara nga vetë subjektet poseduese.
5.U nënshtrohen kritereve kualifikuese të parashikuara në VKM nr.280, date 01.04.2015 "Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje", vetëm shtesat në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëse shtesa gjendet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, legalizohet dhe regjistrohet vetëm objekti kryesor.
6.Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë dokumentacionin që provon marrëdhënien juridiko-civile me subjektin ndërtues/investitor. Pas procedurave sipas pikës 4, germa a), e këtij vendimi, drejtoria e ALUIZNI-t miraton lejet e legalizimit për njësitë individuale, në favor të poseduesve, sipas dokumentacionit të sipërpërmendur.
7. Kur për të njëjtën njësi individuale ka pretendime nga dy apo më shumë persona, mosmarrëveshja zgjidhet nga gjykata. Procedurat e legalizimit në këtë rast pezullohen, me paraqitjen e vërtetimit gjyqësor nga pala e interesuar, apo me vendim gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit të padisë. Këto procedura rinisin në përputhje me dispozitivin e vendimit gjyqësor të formës së prerë, të dorëzuar nga subjekti i interesuar.
11. Penalitetet sipas nenit 43 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje" i ndryshuar, mbarten nga subjekti ndërtues/investitor dhe nuk pengojnë legalizimin në favor të poseduesve, sipas këtij kreu. Ato llogariten nga drejtoria e ALUIZNI-t dhe i njoftohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëse subjekti është duke iu nënshtruar procedurave të falimentit, ato i njoftohen edhe personit të ngarkuar me likuidimin e shoqërisë tregtare dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit./Shqiptarja.com
Më të lexuarat








