Secondary Adv

DPT hap sportele informimi ne Durres e Korce - Se shpejti edhe ne bashkite e tjera

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar hapjen e sporteleve të reja të informimit për tatimpaguesit pranë Bashkisë së Durrësit dhe të Korçës.

 

Ata do t’iu ofrojnë tatimpaguesve asistencën e dedikuar si dhe informacione në lidhje me detyrimet tatimore, përgjegjësitë, mënyrën, afatet për deklarimin dhe pagesat për përmbushjen e tyre sa më korrekte. Ndërkohë, ata mund të informohen gjithashtu edhe për ndryshimet e Paketës Fiskale 2019, përmes materialeve informuese sipas kategorive të ndryshme. Sipas DPT, së shpejti pritet të hapen sportele edhe në bashkitë e tjera të vendit për t’iu ardhur në ndihmë tatimpaguesve./SCAN


Më të lexuarat