Secondary Adv

Forcohen kriteret e marrjes se tenderave - APP: Kontroll operatoreve me dosje penale

APP dhe Ministria e Drejtësisë, njoftojnë se ndalohet dhënia e kontratave publike, operatorëve ekonomikë që janë ose kanë qenë të dënuar për një listë veprash penale. 

 

“Ky parashikim ligjor do të shmangë çdo mundësi që operatorët ekonomikë që kanë ose kanë patur një dënim penal si persona juridikë, apo të përfaqësuar nga individë të dënuar penalisht, të fitojnë kontrata publike. Në zbatim të ndryshimeve të miratuara në këtë nen, operatorët ekonomikë ofertues do të vazhdojnë të paraqesin në formë vetdeklarimi, sipas shtojcës përkatëse të dokumentave standarde të tenderit, gjendjen e subjektit të tyre. Pra, operatori ekonomik do të deklarojë nëse është apo ka qenë i dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenin 45/1 të LPP. “- sqaron njoftimi i APP.

 

Ndërkohë në ndryshimet e parashikuara, operatori ekonomik do të deklarojë edhe mbi gjendjen gjyqësore të anëtarit të organit administrativ, drejtuesit, mbikëqyrësit, aksionerit, ortakut apo për çdo person që ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij, se nuk janë ose kanë qenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale, të përcaktuara në nenin 45/1 të LPP. Pikërisht, për të pasqyruar këtë lloj vetdeklarimi, APP bën me dije se është ndryshuar edhe shtojca përkatëse e dokumentave standarde të tenderit për punë mallra/shërbime, “Deklaratë mbi Pënnbushjen e Kritereve të Përgjithshme”. “Pra, për efekt pjesëmarrje në tender dhe plotësimin e parashikimeve të nenit 45/1 të LPP, operatorët ckonomikë do të pnraqesin vetdelclarimin e tyre sipas shtojcës përkatëse të dokumentave standarde të tenderit. 

 

Në fazën e vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktor do të bëjë, në çdo rast, verifikimet për personat e deklaruar nga operatori ekonomik në këtë Shtojcë, të cilët janë në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, sa i takon gjendjes gjyqësore të sejcilit prej tyre në Regjistrin Elektronik të Gjendjes Gjyqësore. Për të përshpejtuar procesin e verifikimit, çdo autoritet kontraktor mund të bëjë një kërkesë me shkrim pranë Ministrisë së Drejtësisë, për kodet hyrëse (user name dhe pasëord) të regjistrit elektronik të gjendjes gjyqësore, ku duhet të specifikojnë në këtë kërkesë se, cili do të jetë personi i autorizuar për aksesin në certifiketten elektronike të gjendjes gjyqësore duke specifikuar, detyrën e ke:tij personi dhe adresën të tij. “- përfundon njoftimi.

 

Kujdes:

Kjo llogari përdoruesi do të administrohet nga personi përgjegjës për prokurimin pranë autoritetit, ose një nga personat përgjegjës në rastin kur autoriteti kontraktor ka më shumë se një person përgjegjës. Nëpërmjet kësaj llogarie, personi përgjegjës do të hyrë në regjistrin elektronik të gjëndjes gjyqësore për të siguruar informacion mbi gjendjen gjyqësore të individëve të deklaruar nga operatori ekonomik ofertues. Informacioni i marrë nga regjistri elektronik i gjendjes gjyqësore i vihet në dispozicion komisionit të vlerësimit të ofertave me qëllim vlerësimin e kriterit përkatës për kualifikim.

 

Nëse personi përgjegjës nga kontrolli në sistem konstaton se, një ose më shumë persona, për të cilët kryhet verifikimi, rezultojnë me historik dënimi, atëherë ia bën me dije këtë informacion komisionit të vlerësimit të ofertave. Në këtë rast, komisioni i vlerësimit të ofertave duhet t’i drejtohet me shkrim Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të verifikuar nëse, dënimi i marrë është për një nga veprat penale të parashikuara në nenin 45/1 të LPP. Dokumentacioni që do të administrohet gjatë këtij procesi verifikimi do të bëhet pjesë e dosjes së tenderit./Monitor


Më të lexuarat