Secondary Adv

Nis se shpejti puna per Bypassin e Tiranes - Qato: Lehteson trafikun e qytetit

Projekti për bypass-in e Tiranës, Kashar-Vaqarr-Mullet pritet të fillojë së shpejti.   

 

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i infrastrukturës, Artan Shkreli, i cili ishte i pranishëm së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, në mbledhjen e parë me ekspertët për asistencë tekniko-ligjore të projektit. 

 “B Y – P A S S . I . T I R A N E S

Gjate takimit te pare prezantues me WBIF për by-passin e Tiranës. Projekti fillon se shpejti dhe shpresohet qe mbas katër vjetësh mijërat e makinave qe hyjnë ne kryeqytet, për te vijuar tutje, do te devijohen duke shkurtuar kohen, rritur komoditetin e lëvizjes dhe ulur impaktin mjedisor.” Ndërkohë, sipas Qatos ky projekt pritet të lehtësojë trafikun në qytet duke shmangur hyrjen e mijëra automjeteve. “Sot u mbajt mbledhja e parë me ekspertët për asistencën tekniko-ligjore, dhe mbështetjen në zhvillimin e programit për realizimin e Bypassit të Tiranës (Kashar-Vaqarr-Mullet), një #projektmadhor, i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e trafikut të qytetit duke shmangur hyrjen në qytet të mijëra automjete.”/Scan 


Më të lexuarat