Secondary Adv

Rritje rekord e tregut te fluturimeve ne 2018: Ja 3 kompanite qe kryesojne listen

Viti 2018 shënoi rritje rekord të numrit të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.   

 

Sipas të dhënave zyrtare, të raportuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil, gjatë vitit që lamë pas udhëtuan 2.947.000 pasagjerë, apo 12% më shumë në krahasim me një vit më parë. Ndërkaq, sa i takon tregut të fluturimeve, fluksin më të madh të pasagjerëve se e mban kompania italiane “Blue Panorama” me 21% ndaj totalit, ndjekur nga “Ernest S.p.A” me 12% ndaj totalit. Ndërkaq, edhe kompania “Albawings” ka një përqindje të lartë në zotërimin e tregut për vitin 2018 me 11% të totalit. 

 

Sa I takon kompanive që kanë pasur numrin më të ulët të pasagjerëve, e fundit në listë mbetet kompania “Mistral Air”, si rrjedhojë e ndërprerjes së operimeve në muajin Prill. Gjithashtu numër të ulët të pasagjerëve ka shënuar kompania “Volotea” me 14,516 pasagjerë në vit. Korrikut dhe Gushtit, janë muajt në të cilët është regjistruar edhe numri më i lartë i pasagjerëve, çka vjen si pasojë e numrit të shtuar të kompanive Charter, të cilat operuan në Shqipëri. Ndërkaq, për vitin 2018 kompanitë ajrore pranuar dhe 1200 kërkesa për kompensim nga an e pasagjerëve të prekur nga vonesat apo anulimet e fluturimeve./Scan


Më të lexuarat